Press (SHQIP)

Muzika është arti i shprehurit të ndjenjave dhe mendimeve

Intervistoj Jeton Kelmendi

20100522-gjovalin

Në radhë të parë të falënderoj për intervistën mbasi janë te pakët gazetarët shqiptar që e kanë vlerësuar punën time si muzikant në skenat belge dhe evropiane, shpesh herë në nivelet më të larta, por ju e keni vlerësuar këtë…

Lexoni artikllun…


Lahutari 105-vjeçar Gjok Nonaj
shkon në festivalin e Gjirokastrës

gjok

TIRANE – Gjok Nonaj është lahutari më i vjetër i gjallë, 105 vjeç. Ai do të marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Ishte 10 vjeç kur mësoi lahutën dhe thotë se “kurrë s’do ndahet prej saj”. Festivali i Gjirokastrës do të prezantohet nga data 10 deri më 16 maj 2015, ku do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse që nga arbëreshët e Italisë, deri në Mal të Zi.

Lahutari i moçëm Gjok Nonaj e ka përcjellë këtë traditë edhe tek e mbesa Lumturije Nonaj, e cila është lahutarja e vetme femër në Shqipëri, por edhe te nipërit e tij Gjovalin dhe Gjet Nonaj. Rapsodi 105-vjeçar, Gjok Nonaj, do të interpretojë këngën epike “Fuqia e Mujit” në festivalin e Gjirokastrës. “Fuqia e Mujit” është një fragment rapsodik i shkëputur nga eposi i Kreshnikëve. Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) janë këngë epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë.

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Me moderinizmin e jetës kjo traditë e lashtë po rrezikon të humbasë.

Ardhja e lahutarit 105-vjecar është një risi e festivalit. Për herë të parë lahutarët e familjes Nonaj, Gjoka e Lumturija do të bëhen bashkë për të kënduar në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Vlerat e Lahutës së eposit shqiptar vazhdojnë të ruhen me fanatizëm që nga më i moshuari e deri te më i riu i familjes Nonaj.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

Lexoni artikllun…


TAKIMET MUZIKORE TË DY BOTËVE

Lumturie Nonaj

Ftesa-2013

Në datat 5 dhe 6 Tetor në Muzeumet Onufri dhe Etnografik zhvillohet aktiviteti Takimet Muzikore të Dy Botëve, Edicioni I VII-të i Festivalit Ndërkombëtar. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane nga Fonacioni Art dhe Trashëgimi. Jeni të ftuar të merrni pjesë. Më poshtë axhenda e aktivitetit.

Data 05 Tetor   Muzeu Ikonografik Onufri

Ora 19.00   Fyejt e panit në Berat  (Bashkim Llapushi, Naim Sharku, Shaqir Sinani, Ardit Llapushi).

19.30           Valle dhe Magji Baroke   (Jusuf Beshiri (çembalo), Giorgio Matteoli (flauto dolce), David Simonacci (violin baroke)

Data 06 Tetor   Muzeu Etnografik

17.30    Zana e Maleve në Lahutë        (Lumturie Nonaj në lahutë)

19.30    Kitarre Duo   (Srdjan Bulatovic, Darko Nikcevic)

This post is also available in: Albanian

Lexoni artikllun…


Lumturi Nonaj: Një vajzë me lahutë

lumturie-nonaj-1

Cila është vajza e vetme lahutare në Shqipëri, që e ka trashëguar dhuntinë brez pas brezi. Vegla 200-vjeçare dhe historia e talentit të gruas nga Lezha, e cila është e diplomuar për Agronomi…

Kur na vjen ndër mend lahuta, përpara syve na shfaqet imazhi i një malësori me tirq, me mustaqe të gjata, që u këndon bëmave të Mujit e Halilit apo Gjergj Elez Alisë. Po ç’do të mendonit nëse në vend të burrit të moçëm, me lahutën e gdhendur me kokë dhie, të jetë një femër? E në fakt kjo nuk është fantazi. Mes 10 lahutarëve që numërohen sot në gjithë Shqipërinë, njëra prej tyre është pikërisht femër. Muzikologu Vasil Tole thotë se lezhjania Lumturi Nonaj është e vetmja grua shqiptare që luan këtë instrument burrash. E rritur në një familje ku lahuta nuk qëndronte thjesht si zbukurim muri, por luhej nga gjyshërit, i ati, xhaxhallarët e katër vëllezërit e saj, Lumturia nuk mund të mos ndiqte traditën e familjes. Sot është 43 vjeçe, profesioni i saj është ai i agronomes, por në malin e Rrencit ku ajo jeton së bashku me prindërit e moshuar, është më e thjeshtë të këndosh nën tingujt e lahutës, sesa të gjesh një punë si agronome. Por nuk është se ajo ankohet. Duke qenë ndër të paktët që i bie këtij instrumenti, atë e thërrasin nëpër aktivitete artistike, nëpër dasma e morte, ku vetëm për një interpretim paguhet 30 mijë lekë.

Traditë familjare

lumturie-nonaj-2

Veshi i saj ishte mësuar qysh herët me tingujt e lahutës, e pranishme së pari në ceremonitë mortore në këngë vaji, e më vonë, si pjesë e gëzimeve familjare, si fejesa e dasma në Veri të vendit. Ndaj, shkolla e vërtetë për Lumturie Nonajn ishin interpretimet e gjyshit, babait, e gjithaq katër vëllezërve të saj, të cilët ndër breza i kanë rënë lahutës. “Jam e vetmja femër lahutare në Shqipëri, që e kam ruajtur traditën familjare. Unë interpretoj me një vegël 200-vjeçare, e cila është trashëguar ndër vite. Kam pasur dëshirë që e vogël që ta mësoja lahutën, sepse dëgjoja babanë, xhaxhallarët, e gjithë meshkujt e familjes që e luanin si vegël, ndaj ishte vullneti dhe dëshira ime që të mësoja nga pak çdo ditë, për t’u bërë sot një profesioniste. Në kompleksitet, dhuntitë i kam edhe për të kënduar, edhe për të kërcyer vallet tona tradicionale, por është lahuta ajo që më dallon nga të tjerë, sepse në fakt nuk ka një femër tjetër që më konkurron në këtë drejtim”, thotë Nonaj. Dhe kjo është e kuptueshme, duke pasur parasysh vështirësitë e interpretimit, të këtij instrumenti, i cili është identifikuar me burrat e Malësisë qysh herët, nuk ka partitura dhe sforcimi për të nxjerrë tingujt muzikorë deri në kombinimin e tyre artistik është dhunti personale e gjithkujt që interpreton në të. “Vështirësia qëndron jo vetëm te çështja e interpretimit, pasi duhet të punosh vetëm me tre gishta, në një vegël e cila është prodhuar me dru, ndërsa harku bëhet me qimet e kalit. Akordimi i tingujve kërkon mjeshtëri dhe kjo aftësi nuk fitohet në pak vite. Im atë ka interpretuar me lahutë edhe para Enver Hoxhës. Ishte profesionist dhe nuk i besonin vetëm skenën, por edhe interpretimin para udhëheqjes. Duke u rritur me këtë model, kohë pas kohe mëson nga aftësitë dhe talenti i familjarëve të tu”, thotë Lumturia.

Agronomja që zgjodhi muzikën
Kur e dëgjon të flasë me aq pasion për muzikën dhe instrumentin e lahutës, të ngjan se kjo grua ia ka kushtuar jetën e saj artit dhe dëshirës për ta trashëguar traditën brez pas brezi. Nuk është rastësi, fakti që 43-vjeçarja është e pamartuar dhe pa një familje të sajën, edhe pse thotë se nuk ka ardhur akoma njeriu i duhur i jetës për t’u lidhur më pas në martesë me të. Përditshmëria e Lumturies, në fshatin e quajtur Mali i Rrencit, në një zonë të thellë malore e larg qendrës së Lezhës, është kujdesi për dy prindërit e moshuar dhe punë bujqësie në bahçen e tyre familjare. “Kam ndjekur shkollën bujqësore, por nuk kam mundur ta ushtroj si profesion, sepse përveç detyrimeve në familje, ka qenë lahuta ajo që më ka marrë një pjesë të mirë të kohës. Pastaj, në këto anë është e vështirë edhe gjetja e një pune, ndaj dhe kam zgjedhur që ta mbush kohën time sa më mirë, duke luajtur në lahutë, dhe duke marrë pjesë sipas ftesave që më bëhen, të cilat janë të shumta për shkak të profilit tim si e vetmja femër që luaj në këtë vegël. Përveç festivaleve të ndryshme të muzikës popullore, kam interpretuar edhe në sebepe familjare, ku pagesa që më bëhet është e majme, sepse interpretimi në lahutë po bëhet gjithnjë e më i rrallë, e i vështirë”, përfundon Nonaj.

Repertori
Ka filluar t’i bjerë lahutës dhe të këndojë në moshën 20-vjeçare. Përveç këtij instrumenti, ajo i bie çiftelisë, dajres, madje këngë të ashtuquajtura në Veri “majë krahit”, gjithashtu kërcen valle tradicionale. Në familjen Nonaj, përveç saj, i bien lahutës edhe pesë pjesëtarë të tjerë, ndër ta xhaxhai Gjokë Nonaj, 103-vjeçar. Ka marrë pjesë në disa aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, si në Belgjikë, në Festivalin Ballkanik, si edhe në Kosovë në vitin 2000. Ka interpretuar në të gjitha festivalet e Gjirokastrës, në takimet e rapsodëve dhe instrumentistëve të Veriut, ku edhe është vlerësuar me çmim të parë. Bën pjesë në një grup privat të quajtur “Tradita”, me të cilët ajo ka interpretuar në aktivitete të ndryshme artistike.

ERMIRA ISUFAJ

Lexoni artikllun…


Flet rapsodi 105-vjeçar: 

Lahutari-2-300x215

FESTIVAL  GJIROKASTER  2015 – FAMILJA  NONAJ

familia-nonaj

Famija-Nonaj-me-insrtumenta-folklorike-lahute-e-cifteli

lahuta

600 vjet në lahutë

Gjok Nonaj është banues i Komunës së Shëngjinit, por prejardhja e hershme e familjes së tij është nga fshatrat e Malësisë së Madhe, që mendohet se është vend i origjinës dhe interpretimit të këngëve mitologjike të Eposit të Kreshnikëve. Interpretimi në Festivalin e Gjirokastrës nga goja dhe gishtat të këtij të moshuar të vargjeve mitologjike të eposit të lashtë shqiptar, vjen si një dëshmi e gjallë e transmetimit gojë më gojë dhe përcjelljes nga një brez te tjetri të këtij eposi të lashtë.

Ndonëse në një moshë të shtyrë, ndoshta është edhe njeriu me moshën më të madhe në Shqipëri dhe Europë, Gjok Nonaj vazhdon të gëzojë një shëndet të mirë dhe të bëjë një jetë aktive familjare dhe shoqërore, por edhe një jetë kulturore duke kënduar me lahutën e tij në festa familjare, në dasma dhe në

Pasaporta-e-Gjok-Nonajt

festivale lokale dhe kombëtare. Dy këngë të hershme të kënduara prej këngëtarit dhe lahutarit njëqindepesëvjeçar Gjok Gjonaj, me fragmente nga Eposi i Kreshnikëve dhe tjetra një këngë e lashtë 500-vjeçare për Skënderbeun, janë të regjistruara dhe mjaft të klikuara në YouTube.

Rapsodi Gjok Nonaj rrjedh dhe është pjesë e një familjeje të vjetër shqiptare nga Malësia e Madhe, familje në të cilën kënga, lahuta, çiftelia dhe sharkia kanë qenë pjesë e pandarë jetës së përditshme, familje e lidhur me traditën e të kënduarit në veri të Shqipërisë.

Pesë ditë më parë, rapsodi njëqindepesëvjeçar Gjok Nonaj ka interpretuar në koncertin përzgjedhës për në festivalin e madh të Gjirokastrës, ku morën pjesë edhe 270 interpretues nga grupe folklorike dhe artistë popullorë që përfaqësonin Qarkun e Lezhës nga Qendra Kulturore e Lezhës, Komuna e Shëngjinit, Komuna e Kallmetit, Qendra Kulturore Mirditë, Qendra Kulturore Kurbin, Ansambli Folklorik “Çiftelia” në Lezhë, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Lezhë, Komuna e Zejmenit, Komuna e Pllanës, Komuna e Zadrimës, Komuna e Shënkollit, Komuna e Kolshit, Komuna e Ungrejit dhe Komuna e Dajçit. Sipas ekspertëve të folklorit që ndoqën këtë garë, që zgjati rreth 6 orë, grupet pjesëmarrëse prezantuan një pasuri me vlera të zonave etnografike të këtyre trevave. Interpretimi i rapsodit të vjetër u vlerësua dhe u pëlqye, jo vetëm për përmbajtjen e lashtë të tekstit, jo vetëm për interpretimin në instrumentin e lashtë të lahutës, por edhe për zërin e pastër të këngëtarit Gjok Nonaj.

Lexoni artikllun…